LAJMI I FUNDIT:

Në tremujorin e parë të këtij vitit janë braktisur katër fëmijë

Në tremujorin e parë të këtij vitit janë braktisur katër fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 janë braktisur katër fëmijë.

Kështu bëhet e ditur në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë të vitit 2021, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky raport rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 298 familje me gjithsej 105 296 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 405 familje.


Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 142 092 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 165 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 700 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 81 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 272 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 187 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 590 përfitues.

Nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 844 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 271 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 697 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 487 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 38 280 përfitues dhe nga skema e viktimave civile janë 902 përfitues. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori