LAJMI I FUNDIT:

Në tre javët e fundit është zvogëluar numri i vdekjeve dhe rasteve të reja nga coronavirusi në Maqedoni

Në tre javët e fundit është zvogëluar numri i vdekjeve dhe rasteve të reja nga coronavirusi në Maqedoni

Në tre javët e fundit, numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga coronavirusi ka rënë, si dhe numri i pozitivëve në lidhje me personat e testuar, thonë nga Instituti për Shëndet Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti për javën e kaluar, nga 14 deri në 20 dhjetor, thotë se janë testuar 15.607 njerëz, e cila është një rënie prej 1.6% krahasuar me javën e kaluar.

“4.585 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 35 qytete të vendit me një rënie prej 16.9% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë ende nga Shkupi.


Në periudhën nga 14 deri në 20 dhjetor, përqindja e rasteve pozitive të testuara është 29.3%, një rënie prej 5.5% krahasuar me javën e kaluar.

Javën e kaluar, u regjistruan njerëz të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (29.3%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 50-59 (19.3%), 30-39 (17.7%), 40-49 (17.5%) dhe 20-29 (11.1%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 vjeç (1.3%) dhe 10-19 vjeç (3.9%)”, thuhet në raportin e Instituti për Shëndet Publik.

Nga atj informojnë se gjatë kësaj periudhe 4.513 persona janë shëruar nga coronavirusi.

Janë regjistruar 159 viktima nga 25 qytete, 8.6% më pak nga java e kaluar. Për sa i përket moshës, 131 persona ishin mbi 60 vjeç, 17 persona të moshës 50-59 vjeç, 8 vdekje u raportuan nga grupmosha 40-49 vjeç dhe tre raste nga grupmosha 30-39 vjeç./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori