LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë “Virusi martohet me Koronën”

Në Tetovë “Virusi martohet me Koronën”

Me titullin “Dasëm në kohën e virusit korona” një grup i ashtuquajtur “revolucioni i qetë” kanë protestuar në qendër të qytetit të Tetovës për “sjelljen e papërgjegjshme të qytetarëve gjatë pandemisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë ditës së sotme, revolucionerët e qetë realizuan edhe një aksion lidhur me sjelljen e papërgjegjshme të qytetarëve gjatë pandemisë. Qeveria ka ndaluar tubimet publike, përfshirë tubimet private për të festuar gëzimin familjar ose pikëllimin. Restorantet, të cilat funksionojnë vetëm për festimet e dasmave, janë mbyllur, dhe ata po punojnë me dërgesa ushqimi nëpër shtëpi. Por kjo nuk është pengesë për çiftin e posamartuar Virusin dhe Koronën, të cilët në një atmosferë festive në qendër të qytetit, shënuanmartesën e tyre me një dasëm të madhe. Në dasëm janë ftuar mbi 300 mysafirë, të cilët duhet të respektojnë kodin e veshjes – maska, për ti mbajtur në dorë e jo në fytyrë, dhe të njejtattë jenë të kombinuara me veshjet. „Vallen ta luani si njerëz, virus nuk ka- atë e shpallën të vdekur”- shkruan në ftesën e dasmës e cila është e vendosur në qendrën e qytetit, nga ana e aktivistëve të rinj nga Tetova.
Qëllimi i këtij aksioni është që të ngritet vetëdija te qytetarët për respektimin e masave, të jenë të përgjegjshëm, solidarë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin kolektiv në qytetin tonë. Le t’i lëmë festimet masive për disa kohë më të mira!”(sic) thuhet në njoftimin e revolucionerëve të qetë.

Përndryshe, Tetova është qyteti i dytë në Maqedoni me më së shumti raste pozitive me COVID-19. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori