Në Ditën e Tetarit, sonte nga ora 19 e 30 minuta, në Teatrin "Dodona" të kryeqytetit shfaqet komedia "Fabrika e Kukullave".

Autor i tekstit është Mentor Haliti, ndërsa regjisor Naser Shatrolli. Në këtë komedi interpretojnë: Butrint Lumi, Rina Krasniqi dhe Edlir Gashi.


Të tjerët që ndihmuan në realizimin e shfaqjes janë:

Muzika: Drinor Zymberi;
Skenografia: Artan Hasani & Agron Blakqori;
Koreografia: Fatmir Smani;
Kostumografia: Ar Veselaj;
Dizajni i dritave: Albert Gashi;
Dizajni i pllakatit: Salih Lutolli (Agi);
Adaptimi tekstual dhe dramatizimi: Naser Shatrolli;
Bashkëpunëtore: Arjeta Miftari, Valbona Kida, Mustaf Statovci.