Në Spitalin e Prizrenit inaugurohet Shërbimi i kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren të premten është inauguruar Shërbimi i kardiologjisë intervente – laboratori i kateterizimit. Drejtuesit e spitalit, zyrtarët qeveritarë dhe donatorët kanë theksuar se ky shërbim do të mundësojë shpëtimin e jetëve për pacientët nga rajoni i Prizrenit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ky projekt është realizuar fal përkrahjes së Qeverisë së Luksemburgut në vlerë prej 2 milionë eurosh për pajisjet, inventarin dhe trajnimin e stafit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë përkatësisht ShSKUK-në që ka investuar rreth
“Zgjerimi i këtij shërbimi që po e bëjmë sot është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të rritjes së numrit të rasteve, por edhe para kësaj, edhe më shumë se kaq, meqenëse suksesi varet nga koha e ndërhyrjes. Tash shërbimi i ri do të mbuloj gjithë rajonin e Prizrenit, do të ndihmojë të shpëtoj jetë dhe ta ul listën e pritjes. Fillimisht shërbimi do të trajtoj pacientët nga lista e pritjes së rajonit të Prizrenit, ndërkaq rastet akute do të trajtohen menjëherë. Shërbimi do të filloj sot në bashkëpunim me kardiologët nga QKUK-ja”, ka thënë Kurti shkruan Telegrafi.
Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz ka përkujtuar se qeveria e tij për afër dy dekada mbështet shëndetësinë në Kosovë, dhe se në këtë vazhdë vjen edhe projekti i fundit në Spitalin e Prizrenit. “Spitali i Prizrenit dhe laboratori i ri i kateterizimit qëndrojnë si testament i përpjekjeve tona të përbashkëta dhe bashkëpunimit drejt qëllimit të përbashkët për të krijuar spitale moderne me infrastrukturë e pajisje moderne dhe me procese të standardizuara të punës, meqë besojmë se qasja në shërbimet cilësore shëndetësore është e drejtë themelore njerëzore”, ka deklaruar Dietz.
Ndërkaq drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Arënliu-Hoxhaj ka pohuar se inaugurimi i laboratorit të kateterizimit është i rëndësisë së veçantë për këtë institucion shëndetësor dhe pacientët e kësaj ane.
“Ky shërbim na ofron mundësi që të shpëtojmë jetë. Të gjithë e dimë se reagimi adekuat dhe i shpejtë është shumë i rëndësishëm në emergjencat kardiake”, ka thënë ajo, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen nga Qeveria e Kosovës, MSh-ja, dhe Qeveria e Luksemburgut.
Sipas të dhënave të zyrtarëve qeveritarë në vitin 2023 në Kosovë janë kryer mbi 4,100 procedura në shërbimin e Kardiologjisë, përfshirë këtu 2,500 vendosje stendash./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria e Prizrenit arreston një person për fajde, shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Anulohet “Marshi për Palestinën” në Prizren, mungesa e lejes nga Komuna sjell shtyrjen në afat të pacaktuar

Panairi i Punës dhe Karrierës bashkon bizneset, organizatat dhe studentët në Prizren

Dështoi sërish seanca konstituive – nuk del në votim raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve

Carvajal përballet me një pezullim të madh pas përplasjes me Bukayo Saka

“Nuk e di çfarë ka pritur nga unë, kam bërë emision veç për të” - Labinot Gashi flet rreth konfliktit me Dafina Zeqirin

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Alarmohet Australia - rusët duan bazën e rëndësishme në kufi të saj?

Gjesti i drejtohet Eglit: E kam jetën të tmerrshme jashtë, nuk mund të më durosh as dy minuta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura