Në spitalet e Kosovës po trajtohen 727 pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në klinikat dhe spitalet rajonale të Kosovës, po trajtohen 856 pacientë, prej tyre 727 janë të konfirmuar me sëmundjen COVID-19, ndërsa 129 persona janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
Sipas SHSKUK, me gjendje të rënduar shëndetësore janë 33 pacientë, ndërsa 682 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
“Bazuar në raportimet nga klinikat COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Telegrafi.
Njoftimi i plotë:Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajton 856 pacientë nga Covid-19 Bazuar në raportimet nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme të cilat trajtojnë pacientë me COVID, vërehet një rënie e numri të pacientëve, krahasuar me ditët paraprake. Nga raportime e ditës së shtunë, 3 prill 2021, të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 856 pacientë nga Sars- Cov-2. 727 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. 129 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve. 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 682 janë nën asistim të oksigjeno-terapisëNë QKUK janë të shtrirë 355 pacientë18 në gjendje të rënduar 309 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë 289 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:Klinika Infektive, 115 pacientë Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 86 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 44 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë Klinika e Pediatrisë, 10 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 501 pacientë16 në gjendje të rënduar shëndetësore 418 të konfirmuar pozitivë 303 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 116 pacientë Spitali i Gjakovës, 85 pacientë Spitali i Pejës, 77 pacientë Spitali i Gjilanit, 107 pacientë Spitali i Ferizajt, 57 pacientë Spitali i Mitrovicës,38 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë
Që prej 13 marsit 2020, e deri më 2 prill, 2021 Kosova ka regjistruar 92.198 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.894 pacientë kanë humbur jetën dhe janë shëruar 76.402 persona. Raste aktive janë 13.902.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se deri në mesditën e së premtes, 1.228 qytetarë, profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucione shëndetësore janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Në Kosovë, fushata e vaksinimit ka nisur më 29 mars, pasi shteti pranoi 24.000 doza të vaksinës së AstraZenecas. Këtë kontingjent të vaksinave, Kosova e mori falas nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/



















































