Në Sllupçan shfaqen tabela ''Stop Ali Ahmeti" (Foto)

Në vigjilje të përvjetorit të ''shpalljes së zonës së lirë nga shteti'' në Sllupçan sot organizohet manifestim kulturor ku do të nderohen edhe dëshmorët e kombit të rënë në anën e Likovës, Sllupçanit dhe Kumanovës, njofton Telegrafi Maqedoni
Mbrëmë në hyrje të Haraçinës janë vënduar tabela paralajmëruese për kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. ''Ndalohet hyrja për tradhtarët, Stop Ali Ahmeti''(sic) thuhet në tabela.
Ende nuk dihet se a do të marr pjesë Ali Ahmeti në këtë manifestim tradicional./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































