LAJMI I FUNDIT:

Në shtëpinë luksoze të Bebe Rexhës në Los Angeles – gatimi i ushqimeve tradicionale shqiptare është rutina e saj

Në shtëpinë luksoze të Bebe Rexhës në Los Angeles – gatimi i ushqimeve tradicionale shqiptare është rutina e saj
Foto: Vogue/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka treguar së fundmi për fansat e saj mënyrën se si ajo është duke e kaluar një ditë të zakonshme në mbyllje gjatë kësaj pandemie globale.

Revista me nam botërore, “Vogue”, ka realizuar një vizitë në shtëpinë e saj, ku ndër të tjerash ka zbuluar ambientet luksoze dhe rutinën e përditshme të artistes 30-vjeçare.

Veshja e qenit të saj, të quajtur Bear dhe përgatitja e ushqimit shqiptar me vëllanë e saj është orari i përditshëm i yllit të muzikës pop gjatë izolimit në shtëpinë e saj në Los Angeles.


Foto: Vogue/YouTube

Asnjëherë nuk është një moment i mërzitshëm për Bebe Rexhën, e cila zakonisht njihet për bashkëpunimet e saj me me të gjithë emrat e njohur, duke nisur nga Nicki Minaj e deri tek Lil Wayne, si dhe krijimi i këngëve për të këngëtaret e pëlqyera si: Rihanna dhe Selena Gomez, ndërkohë që ajo vet njihet si artiste e cila është nominuar nga “Grammy”.

Pra, kur gjithçka ndalet, lind pyetja se çfarë është duke bërë një yll muzike në mbyllje? Gatimi i pjatave të saj të preferuara shqiptare me mikun e saj në karantinë – vëllanë e saj, Florentin – dhe kujdesi ndaj qenit të saj, Bear, natyrisht.

Bebe Rexha: Dita ime e 64-të në karantinë dhe rrënjët e flokëve të zinj po përpiqen të bëjnë një rikthm
Lexo po ashtu Bebe Rexha: Dita ime e 64-të në karantinë dhe rrënjët e flokëve të zinj po përpiqen të bëjnë një rikthm

“Këto nuk janë kohë normale, por ne nuk mund t’i lejojmë vetes të bijmë poshtë në vrimën e errët”, thotë ajo, teksa mirëpret Revistën e famshme “Vogue” brenda shtëpisë së saj në Los Angeles.

Bebe Rexha me vëllanë e saj, Florentin (Foto: Vogue/YouTube)

Vlogu në shtëpinë e Bebe Rexhës nis me artisten teksa provon syzet e saj të diellit me shkëlqim, ndërsa është e veshur në stil sportiv me një bluzë të zezë dhe atlete sportive.

“Të jesh në karantinë më ka bërë të qëndroj më afër familjes time”, shton ajo. “Unë u thashë atyre që unë dua një telefonatë në ‘Zoom’ me të gjithë 15 anëtarët e afërt çdo të diel dhe nuk dua që kjo të ndalet!”, thotë Rexha gjatë videos së realizuar për “Vogue”.

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka treguar se nuk e ka çuar kohën dëm gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi ka punuar në këngët e reja të albumit të saj të ri, që do të publikohet këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Gjesti shkakton zemërim te banorët tjerë, ua merr rrobat nga lavanderia dhe ua hedh në mes të dhomës së ditës

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Princi William i nënshtrohet testit sekret të kancerit: Familja mbretërore përballet sërish me sëmundje të rrezikshme?

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Kalo në kategori