Atmosfera e festës së Vitit të Ri ka arritur në thuajse çdo shtëpi.
Gjithnjë vëmendje të veçantë gëzojnë te publiku edhe personazhet e njohur, përderisa të gjithëve u intereson se si po e festojnë ata natën e ndërrimit të viteve.
Disa të angazhuar në koncerte, e disa larg kësaj rutine të profesionit të tyre, po e festojnë fundit e datë 31 dhjetor të 2017-s.
Këngëtarja e madhe, Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi hapën dyert e shtëpisë së tyre për Telegrafin, duke treguar se si po kremtohet nata e Vitit të Ri në familjen e tyre.
“Një vit që filloi me dhembje dhe mbaroi me shumë dashuri. Shumë intensitet, shumë ndjenja. Lodhja më ndjenja. Lodhja më e mirë në jetë”, kështu e cilëson 2017-n këngëtarja Adelina Ismaili gjatë bisedës për Telegrafin.

Adelina këtë vit e feston për herë të parë pranë djalit të saj të vogël, Uliksit, gjersa për të kremtuar natën e ndërrimit të viteve pranë saj kanë shkuar edhe dy motrat shumë të dashura: Ema dhe Zanfina, këngëtarja e njohur për publikun.
“Prej se kam lindur më bukur nuk ka qenë. Kam dy loçkat e mija: Emën dhe Zanin këtu, kam dashurinë e zemrës sime, Valin këtu, që u përkujdes për çdo detaj, kam shpirtin e frymën time Uliksin që filloi festën në orën 16:00 e na bëri shtëpinë veç lumturi e të qeshura”, tregon me plot emocion Diva e muzikës.

Përgjatë vizitës në shtëpinë e këngëtares, njihemi edhe me fotografitë e të voglit Uliks pranë prindërve të tij, dhe dy tezeve që vazhdimisht i dhuronin dashuri, Emës dhe Zanfinës.

Në përfundimin e bisedës, Adelina tregoi dëshirat e saj për 2018-n, duke iu uruar më të mirën atyre që ka pranë.
“Kam veç një dëshirë: Zot jepi shëndet familjes sime që janë më shumë se gjithçka për mua”, përfundoi Adelina Ismaili për Telegrafin.
Një dëshirë për vitin e ardhshëm e ka edhe motra e vogël e divës, këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila në pika të shkurtra tregoi se si ka qenë 2017-a për të, dhe çfarë dëshiron në 2018-n.
“Viti 2017 ka qenë vit i adaptimit në situata dhe sfida të reja të jetës, si dhe një kthesë e rëndësishme për mua që të bëj ndryshime. E kam një dëshirë, por sinqerisht është pak intime për mua ta publikoj, por që është afër realizimit dhe unë jam entuziazmuar mjaft shumë”, tha Zanfina Ismaili për Telegrafin.

Kështu erdhëm edhe deri te fundi i vizitës në familjen e çiftit Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi, aty ku në një ambient të ngrohtë familjar po pritet 2018-a, festë e cila po merrte më shumë shije me një ‘çamarrok’ të vogël përreth, që quhej Uliks, e që për herë të parë në jetën e tij, po festonte ardhjen e një Viti të Ri. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Eskalon sërish G Bani – i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Vëllezërit Tate largohen nga Rumania pas ndalesës dyvjeçare nga gjykata, udhëtojnë me aeroplan privat në SHBA

Aktori amerikan i cili u gjet i vdekur, kishte luajtur në filmin që shfaqte krimet serbe në Bosnje dhe Hercegovinë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Adriana Matoshi reagon për vdekjen e aktorit Lulzim Rexha: Prehu në paqe shpirti më i bukur

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?