LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri një i infektuar me malarje

Në Shqipëri një i infektuar me malarje

Në Shqipëri është shënuar rasti i parë me malarje, por mjekët saktësojnë se i sëmuri është infektuar në Greqi dhe jo në vendin tonë. I infektuari nga Librazhdi mësohet se është punonjës sezonal në shtetin fqinj dhe sapo ka mbërritur në vendlindje ka shfaqur edhe shenjat e para të sëmundjes. Pas analizave, u verifikua se ai ishte prekur nga malarja.

Ai ndodhet i shtruar prej disa ditësh në repartin e Infektivit në QSUT nën kujdesin e mjekëve, raporton Ora News.


Autoritetet shëndetësore raportojnë se ky është një rast i izoluar dhe se nuk ka të prekur të tjerë nga sëmundja. Në Shqipëri nuk ka malarje autoktone prej disa vitesh.

Ndërkohë në Greqi këtë vit janë regjistruar 65 raste me malarje ndërsa vitin e shkuar numri i të prekurve në total ishte 85.

Sipas autoriteteve greke pjesa më e madhe e të infektuarve janë emigrantë që kanë ardhur nga India apo shtete e Afrikës.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, Greqia ka vendosur të pezullojë për një periudhë edhe dhurimin e gjakut në 12 rajone ku ëhstë shfaqur sëmundja.

Malarja transmetohet nga mushkonja anofele kur ajo pickon një të prekur dhe më pas injekton virusin tek personat e tjerë. Paraziti i malarjes fillimisht fshihet në mëlçi, para se të shkojë në gjak dhe infektojë qelizat e kuqe të gjakut.

Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje, dhembje koke e muskujsh, të përziera dhe të vjella. Ndonjëherë simptomat mund të përsëriten çdo 48 deri në 72 orë, në varësi të llojit të parazitit dhe të periudhës së infektimit./Lapsi

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori