Në shije akulloreje për çdo shenjë zodiaku
Në këtë stinë ato janë të pandashme dhe dëshira për t’i shijuar bëhet më e madhe çdo ditë. A dëshironi të dini se cila është shija e akullores, e cila i përshtatet më mirë personalitetit tuaj sipas shenjës së zodiakut? Zbulojeni…
Vera të fal shumë mundësi të bukura, të gjitha për t’i jetuar. Përveç ditëve në plazh, në diell dhe pranë detit një okazion shumë i mirë janë edhe akulloret. Sipas astrologjisë, çdo shenjë zodiakale i korrespondon edhe një shije ideale, e cila shpreh më mirë personalitetin tuaj. Ja atëherë se cila është shija ideale e akullores për ju në bazë të shenjës së horoskopit.
Dashi – luleshtrydhe
Dashi është një shenjë shumë aktive dhe dinamike, që pothuajse nuk ka kohë për t’u ushqyer. Për këtë fakt, kur ha, preferon diçka që i jep energji. Shija ideale për të është luleshtrydhja, e cila bashkon shijen e ëmbël me cilësinë e mirë të kësaj frute.
Demi – çokollatë
Demi është një shenjë e cila dëshiron të hajë mirë, akoma më shumë nëse bëhet fjalë për pjata tradicionale. Dëshiron t’i shijojë ushqimet me qetësi, duke ngrënë çdo gjë me ngadalë. Shija e tij ideale për sa i përket akullores është çokollata. Nuk do të lodhej kurrë së ngrëni të tillë shije akulloreje.
Binjakët – fruta ekzotike
Binjakët, më shumë sesa sasinë duan cilësinë dhe prakticitetin. Ata e kanë humorin të lëkundshëm dhe ndryshojnë vazhdimisht ide, ndërsa duan të ndihen vazhdimisht stimulues. Shijet ideale për ta janë ato të pazakonshmet dhe të reja, si për shembull; frutat ekzotike. E rëndësishme për ta është të guxojnë madje edhe në zgjedhjet kulinare.
Gaforrja – tiramisu
Gaforrja është një shenjë e ëmbël dhe romantike, aq shumë e vërtetë është kjo sa dëshiron t’i bëjë njerëzit e dashur të lumtur edhe në kuzhinë, duke përgatitur personalisht recetat e tij. Shija e tij ideale? Tiramisu.
Luani – fruta pylli
Duke qenë se nuk ekziston një akullore me copa floriri apo diamanti, në zgjedhjen e shijes luani preferon diçka të shijshme, por të pazakontë si për shembull; fruta pylli. Edhe në këtë çështje, ai dëshiron të demonstrojë të njëjtin personalitet të fortë.
Virgjëresha – akullore me qumësht
Virgjëresha është një shenjë shumë racionale, e cila nuk dëshiron të eksperimentojë shije të reja. Preferon të zgjedhë diçka tradicionale ose të thjeshtë. Akullorja që bën për personat që i përkasin shenjës së virgjëreshës, është ajo me qumësht: është freskuese, e shijshme, e shëndetshme dhe e thjeshtë.
Peshorja – krem katalanj
Peshorja adhuron elegancën edhe në tavolinë. E do ushqimin e mirë, atë të rafinuarin dhe të kushtueshmin. Edhe në zgjedhjen e akullores, kjo shenjë ka të njëjtën preferencë: idealja për të është akullorja me krem katalanj (ëmbëlsirë e ngjashme me pudingun), një shije e cila duket e thjeshtë, por në të vërtetë fsheh një shije, e cila të mbetet në gojë për një kohë të gjatë.
Akrepi – krem karamel
Akrepi është një shenjë shumë komplekse, tërheqëse dhe pasionante dhe këto i tregon edhe në zgjedhjen e ushqimeve. I do shumë pjatat e sofistikuara, të mirëpërpunuara dhe me yndyrë. Akullorja ideale për të? Ajo me krem karamel, një shije e paharrueshme.
Shigjetari – fruta pasioni
Shigjetari është një shenjë aventureske dhe komunikative. Jeton praktikisht me valixhe në dorë dhe është gati për çfarëdolloj ndryshimi. Akullorja ideale për të është ajo me fruta pasioni, ose si alternativë ndonjë shije tipike e vendit ku ndodhet. Është një shenjë, e cila dëshiron të jetë në koherencë të gjërave dhe të njohë kultura të ndryshme.
Bricjapi – straçatelë
Bricjapi është i ekuilibruar dhe i qëndrueshëm, veçanërisht nuk është i babëzitur, preferon të çojë përpara të gjitha punët e veta, përpara se të ulet në tryezë. Në zgjedhjen e akullores, spikat shija italiane: straçatela është shija perfekte për personalitetin e tyre; e thjeshtë në dukje, por që fsheh një shije të thellë.
Ujori – kafe
Ujori është një shenjë e pavarur, e cila adhuron të qëndrojë në shoqëri dhe të përjetojë eksperienca të reja. Nuk qëndron asnjëherë në një vend dhe shija e tij ideale është kafeja: ajo e mban zgjuar dhe i jep karikimin e duhur për të përballuar çdo aventurë të pabesueshme që mund t’i ndodhë në jetë.
Peshqit – fëstëk (fistiq)
Peshqit e duan ushqimin, por janë gjithnjë me humor të vazhdueshëm dhe për pasojë e ndryshojnë në vazhdimësi akulloren e tyre të preferuar. Pavarësisht kësaj, shija ideale për to është fëstëku që ka atë shije të pazakontë, të kripur dhe të ëmbël, tamam si karakteri i tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!