LAJMI I FUNDIT:

Në Shëngjin nisin përgatitjet për sezonin veror

Në Shëngjin nisin përgatitjet për sezonin veror

Prej disa ditësh në Shëngjin kanë nisur ndërhyrjet për krijimin e kushteve për sezoni e ri veror.

Fillimisht është larguar plastika, ndërsa heqja e mbetjeve drusore të krijuara gjatë dimrit vijon nga ndërmarrja e shërbimeve që paralelisht po kryen edhe plugimin e rërës. Në Shëngjin kanë nisur të mbërrijnë vizitorë e pushues, por këta të fundit thonë se ndërhyrjet duhet të ishin kryer më parë.


Edhe qentë endacakë mbeten një shqetësim që kërkon më shumë vëmendje nga pushteti vendor. Pushuesit e vendosur në bregdetin e Shëngjinit thonë se zgjatja e sezonit është lehtësisht i mundur nëse plazhi është i pastruar dhe i gatshëm edhe përtej sezonit veror.

Temperaturat e larta po shtojnë fluksin e vizitorëve në Shëngjin, por shërbimet nuk po japin ende impaktin e pritur prej tyre. Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj thotë se moti i paqëndrueshëm ka ndikuar në realizimin e ndërhyrjeve, por që gjithçka do të jetë gati shumë shpejt.

Sipas drejtuesve të bashkisë Lezhë, ky sezon do të jetë një sukses sa i përket shërbimeve dhe cilësisë së tyre si në bregdetin e Shëngjinit, ashtu edhe të Tales, që janë pjesë e kësaj njësie vendore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori