LAJMI I FUNDIT:

Në Serbi u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Në Serbi u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është diskutuar për Kosovën dhe Serbinë.

Por, derisa kishte nisur fjalimin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mediat në Serbi kanë ndaluar transmetimin, transmeton Telegrafi.

Kështu ka njoftuar Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Bisnik Bislimi.


“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, thotë Kadriu.

Tutje, Kadriu ka shkruar se “Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”.

Kadiu gjithashtu ka shpërndarë linkun e televizionit Tanjug në momentin që ka ndërprerë transmetimin, duke mos e shfaqur kryeministrin Kurti.

Ndryshe, të enjten Kurti ka hedhur poshtë çdo pretendim që sugjeron se Kosova është përfshirë në një politikë të spastrimit etnik ndaj pakicës serbe.

Kurti: Serbia po ankohet jo për këmbimin e dinarit me euro, por për ndalimin e thasëve me para në kufi
Lexo po ashtu Kurti: Serbia po ankohet jo për këmbimin e dinarit me euro, por për ndalimin e thasëve me para në kufi

“Nuk ka vend për gënjeshtra në dialogun ndërkombëtar. Akuzat e ngritura nga ana e Serbisë janë jo vetëm të pabazuara, por edhe të paarsyeshme në kohë dhe në kontekst”, u shpreh ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori