Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë periudhës 13–19 tetor 2025, janë shqiptuar 108 gjoba ndaj shoferëve të kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit.

Ky aksion u realizua në kuadër të një fushate disa-ditore me moton: “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”, raporton Telegrafi.


Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të përqendrohen në ngasje dhe të shmangin përdorimin e telefonit, pasi edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve.

Qytetarët mund të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/