Në Radiologji kryhen rreth 7 mijë rezonanca magnetike, rrezatimi s’lë pasoja te të shëruarit me COVID-19
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Klinikën e Radiologjisë janë bërë 6768 rezonanca magnetike. Drejtori i Bujar Gjikolli, tha se me rënien e rasteve, kjo klinikë është më pak e ngarkuar.
Tutje, Gjikolli tha se kanë staf të mjaftueshëm, mirëpo nevojitet personel i ri shëndetësor për të shërbyer në repartet që do të hapen.
“Klinika e Radiologjisë është e pajisur me pajisje moderne, digjitale dhe ato të avancuara. Është edhe salla më e re e angiografisë e cila është pajisja më moderne që e kemi dhe një sallë e krijuar me menaxhmentin e ri por edhe të ShSKUK-së për të ofruar shërbime. Këto dy vite sa jemi në menaxhment jemi dakorduar me operatorë ekonomik që aparaturat të rregullohen menjëherë. Ne kemi staf të mjaftueshëm, mirëpo nevojë për trajnime shtesë, për ngritje. Por në anën tjetër duhet të pranojmë personel të ri për të shërbyer reparte të reja që do të hapen”, u shpreh Gjikolli për EO.
Gjikolli tha se Klinika Radiologjike edhe pse vazhdimisht është e mbushur, është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të pacientëve. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë bërë 6 768 rezonanca magnetike në këtë klinikë.
“Radiologjia vazhdimisht është e mbushur dhe është vazhdimisht e gatshme t’u përgjigjet kërkesave në rritje të popullatës. Se çfarëdo sëmundje pandemie që kemi pasur gjithmonë nevojiten mjetet e diagnostikimit të hershëm të tyre dhe radiologjia në këto dy vite iu ka përgjigjur të gjitha rritjeve që janë paraqitur në kërkesën në numër duke ditur shërbimet enorm nga 700 radiografi në ditë brenda 24 orëve. Gjatë këtyre dy viteve kemi rritur të dyfishojmë dhe të tejkalojmë dyfishin e rezonancave magnetike të realizuara te pacientët. Vetëm 6 muajt e parë të këtij viti janë bërë 6768 rezonanca magnetike që do të thotë Klinika e Radiologjisë iu përgjigjet nevojave të popullatës”, tha ai.
Mes tjerash, ai tha se shkaku u i rënies së numrit të rasteve me COVID-19, Klinika e Radiologjisë është më pak e ngarkuar.
“Ne përdorim lloje të ndryshme të rrezatimit dhe në rezonancë magnetike nuk ka rrezatim të rrezikshëm. Rrezatimi i rrezikshëm paraqitet në aplikimin e rrezeve rëntgen. Këto kanë ndikime afat gjatë dhe afat shkurte. Por sidoqoftë rrezet rëntgen janë të rrezikshme dhe rrezikojnë popullatën kur bëhen pa nevojë. Falë angazhimit të personelit dashamirës, falë angazhimit të përkrahjes së menaxhmenteve qe kemi pasur këto tri vite kemi punuar shumë dhe kemi arritur rezultate historike duke filluar nga llojllojshmëria e shërbimeve, përmirësimi i kushteve. Kemi ulur listën e pritjes deri në zero. Dhe jemi në betejë të vazhdueshme këto shërbime t’i vendosim në investime që po bëhen. Kemi hequr rrjedhën e rrezatimit të rrezikshmërisë për pacientë dhe kemi përmirësuar kushtet e punës për personel. Klinika e Radiologjisë është më pak e ngarkuar për faktin që pandemia ka shënuar rënie. Por Klinika e Radiologjisë është qendër e çdo shërbimi shëndetësor”, u shpreh Gjikolli.
Ai shtoi se nuk kanë arritur të shohin pasojat e rrezatimit te të shëruarit me COVID-19 sepse këto doza janë shumë të ulëta.
“Ne përdorim rrezet rëntgen për radiografi që është ekuivalente në dozën e rrezatimit që ne marrim në ambientin ku ne qëndrojmë brenda tre ditëve. Është dozë e papërfillshme dhe ne nuk kemi arritur të shohim pasojat e rrezatimit sepse këto doza janë shumë të ulëta. Me rëndësi ka qenë të diagnostikojmë të përcjellim rrjedhën e sëmundjes dhe të kontribuojmë në trajtimin e pacientëve. Nuk besoj që ndikon për faktin që këto janë doza të vogla. Ne jemi angazhuar që të sigurojmë mbarëvajtjen e punës, të furnizohemi me materiale. Përveç strokut që e kemi filluar planifikojmë të bëjmë amplacionin e tumoreve dhe këto në një afat më të shkurt në Klinikën e Radiologjisë”, tha Gjikolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama