LAJMI I FUNDIT:

Në qytetin në kufirin e Belgjikës dhe Holandës radhë të gjata njerëzish, shkak fishekzjarrët

Në qytetin në kufirin e Belgjikës dhe Holandës radhë të gjata njerëzish, shkak fishekzjarrët

Në pjesën belge të qytetit Baarle, holandezët janë mbledhur në turma, në pritje për të blerë fishekzjarre.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria holandeze ka ndaluar shitjen dhe përdorimin e fishekzjarreve për qytetarët, për Vitin e Ri.

Baarle ndodhet në kufirin midis Belgjikës dhe Holandës, dhe linja kalon nëpër objekte të shumta në qytet, shtëpi, restorante, muze dhe galeri.


Madje, në këtë qytet erdhën edhe banorë të qyteteve të tjera holandeze për të blerë fishekzjarre.

Si pasojë, sipas të dhënave jozyrtare, ditët e fundit janë sjellë në Holandë mijëra fishekzjarre nga Belgjika, pavarësisht kontrolleve të shtuara.

Holanda i ndaloi fishekzjarrët edhe vitin e kaluar, ndërsa këtë vit kjo është bërë me arsyetimin se nuk duan të rëndojnë më shumë spitalet, duke pasur parasysh se numri i të sëmurëve me COVID-19 është rritur. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Kalo në kategori