LAJMI I FUNDIT:

Në qytetet e mëdha shtohen masat e sigurisë për Vitin e Ri

Në qytetet e mëdha shtohen masat e sigurisë për Vitin e Ri

Qytetet e mëdha në gjithë botën po rrisin masat e sigurisë, në prag të grumbullimit të një numri të madh njerëzish për festimet e natës së Vitit të Ri 2017.

Siguria është përforcuar në shumë qytete për shkak të sulmit me kamion më 19 dhjetor në në treg Krishtlindjesh në Berlin që shkaktoi vdekjen e 12 vetëve, si edhe sulmeve të tjera në vitin 2016.


Kryeqyteti gjerman ka vendosur pengesa betoni dhe autoblinda pranë portës tradicionale të Brandenburgut, për të mbrojtur turmat nga automjetet.

Parisi i anuloi fishekzjarrët tek Kulla Eifel përsëri këtë vit, por ato do të hidhen në shëtitoren Champs-Elysees ku janë shtuar masat e sigurisë me ushtarë të armatosur dhe pengesa trafiku.

Në qendër të Londrës, policia e armatosur do të dislokohet për herë të parë në trenat e metrosë. Disa oficerë të armatosur e kanë mbrojtur sistemin e metrosë vitet e fundit, por kjo është hera e parë që oficerë me armë do të udhëtojnë në trena me pasagjerë që shkojnë në sheshin Trafalgar dhe në brigjet e lumit Tamiz për të festuar vitin e ri.

Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut kanë vendosur dhjetra kamiona të mbushur me rërë pranë garatçelave në Times Square në Manhattan. Synimi është që ato të jenë si një barrierë mbrojtëse, për mijëra vetët që do të mblidhen për të pare fishekzjarret dhe festimet për Vitin e Ri 2017, transmeton VoA.

Një ndër festimet e para madhështore për Vitij e Ri do të jetë në Australi, kur 2 mijë oficerë shtesë dhe autobusë që do të përdoren si pengesa po mbrojnë Portin e Sidneit, ku bëhet një festë e madhe që e arrin pikën kulmore me fishekzjarret që hidhen nga Ura e famshme e Portit.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori