LAJMI I FUNDIT:

Në QNR vazhdon rinumërimi i 440 vendvotimeve

Në QNR vazhdon rinumërimi i 440 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 440 vendvotimeve.

Deri të mërkurën në mbrëmje numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në rreth 170 të tilla.


Lajmin për Telegrafin e konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Të gjitha këto Vendvotime kanë të bëjnë me rezultatet e shpallura nga KQZ-ja për Kuvendet Komunale.

Menjëherë pas shpalljes së tyre me qindra ankesa ishin paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili vendosi të udhëzojë KQZ-në për të nisur këtë rinumërim.

Edhe më herët KQZ-ja ka bërë rinumërime të Vendvotimeve, 695 të tilla vetëm për Kuvende Komunale. /Telegrafi/