LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK kryhen dy operacione të rënda në zemër

Në QKUK kryhen dy operacione të rënda në zemër

Ekipi mjekësor i Shërbimit të Kardiokirurgjisë i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë ka kryer dy operacione që më parë nuk ishin kryer në QKUK.

” U realizua operimi i pacientes me probleme të lindura të zemrës, njëkohësisht i bëhet edhe bypas, i njohur si operimi (ASD+CABG ), te pacientja A.V. e lindur në vitin 1979 në Suharekë.


Ekipi mjekësor përbëhej nga Prof. Dr. Adem Grbolar, Ass. Dr. Arber Kutllovci, Dr. Shpejtim Shurdhiqi dhe Dr. Ramë Alaj, të ndihmuar nga anesteziologët Dr. Shkelzen Muriqi, Dr. Doruntina Bunjaku. Ekipi mjekësor u mbështetet nga infermierët e anestezionit, instrumentaret dhe perfuzionistët e Kardiokirurgjisë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin tjetër, është bërë operimi urgjent i pacientit me infarkt akut masiv të zemrës, tek pacienti 50 vjeçar, pasi që nuk ishte i mundur rekanalizimi (hapja enws tw mbyllur) me metoda të kardiologjisë invazive. Pacienti që përjetoi arrest kardiak (vdekje klinike), transferohet në sallë të kardiokirurgjisë ku realizohet CABG (bypass).

Operimi u realizua në mesnatën e datës 10.03.2018, nga ekipi operatorë i përbërë nga Ass. Dr. Rifat Brahimaj, Ass. Dr. Arbër Kutllovci, Dr. Shpejtim Shurdhiqi dhe Dr. Endrit Shala. Ekipi i Anestezionit, në përbërje nga Dr. Dafina Matoshi, Dr. Doruntina Bunjaku dhe Dr. Suzana Vllasaliu, poashtu të mbështetur edhe nga ekipi i perfusionistëve; Bernard Berisha, Genc Tasholli, Teuta Bajramaj, instrumentare, Trina Mustafa.

Rastet e lartpërmendura dëshmojnë përparësitë dhe dobitë që ka pasur për pacientët aktivizimi i shërbimit 24- orësh në Shërbimin Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invasive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori