LAJMI I FUNDIT:

Në Prokurorinë Publike formohet njësi e veçantë për hetimin e veprave penale të zyrtarëve policor

Në Prokurorinë Publike formohet njësi e veçantë për hetimin e veprave penale të zyrtarëve policor

Deputetët sot miratuan ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin mbi procedurën penale. Të dy ligjet u harmonizuan në mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës dhe u votuan me shumicë prej dy të tretash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me ndryshimet e Ligjit për Prokurorinë Publike mundësohet formimi i njësisë së posaçme për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e kryera nga njerëzit me detyra policore dhe pjesëtarëve të policisë së burgjeve. Njësia do të ketë një shërbim të posaçëm të ekspertëve dhe hetuesve të prokurorive publike nga qendrat hetimore që do të formohen.


Ndryshimet e miratuara në Ligjin për procedurë penale, megjithatë, duhet të kapërcyer mangësitë ekzistuese në fushën e masave të veçanta hetuese, të cilat ishin evidentuar në raportet e organizatave ndërkombëtare, në veçanti u diskutua për dy raportet nga ekspertit evropian, Reinhardt Priebe.

Në fushën e policisë gjyqësore, përveç kategorive ekzistuese të personave, shtohen edhe zyrtarët e autorizuar të Ministrisë së Mbrojtjes që punojnë në zbulimin dhe raportimin e veprave penale. Në të njëjtën kohë, dispozita për heqjen e paraburgimit në lidhje me ankesën është harmonizuar në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori