LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve

Në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve

Nesër në ora 12 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e eliminimit direkt të dy garave evropiane, Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Sa i takon garës më të famshme evropiane, Ligës së Kampionëve, në fazën e eliminimit direkt do të përballen 16 ekipe në tetë sfida të ndryshme, ndeshje të cilat do të fillojnë dy muaj më vonë.

Tetë nga 16 ekipet janë kryesuese të secilit prej tetë grupeve, derisa tetë të tjera janë ekipet e dyta të renditura në grupe. Derisa disa ekipe, si Inter dhe Arsenal, u parashikuan të përfundojnë në pozitat e para, disa të tjera, si Shakhtar Donetsk, befasuan duke kryesuar grupet. Por pyetja tash është se kush do jenë sfidat e ardhshme dhe cilët prej tyre do të jenë favoritët.

Le të shohim së pari rregullat e shortit të nesërm:


– Ekipet të cilat kanë kryesuar grupet nuk mund të caktohen kundër ekipeve që kanë kryesuar në grupet tjera. Një kryesues i një grupi do të ketë përballë një ekip të pozitës së dytë të një grupi tjetër.

– Një ekip nuk mund të përballet kundër një ekipi nga i njëjti grup. Për shembull Tottenhami si kryesues i grupit A nuk do të mund të përballet me Interin, që po ashtu vjen nga i njëjti grup, A.

– Një ekip nuk mund të ndeshet me një ekip tjetër që vjen nga i njëjti vend. Andaj, edhe pse Tottenhami dhe Arsenali janë njëri në pozitën e parë dhe tjetri në të dytën dhe vijnë nga grupe të ndryshme, ata nuk mund të takohen me njëri-tjetrin.

Në vazhdim janë 16 ekipet që kanë kaluar fazën grupore të Ligës së Kampionëve të reshtuara në bazë të pozitave që kanë zënë në grupe:

Grupi Kryesues I dyti në grup
A Tottenham Inter
B Schalke Lyon
C Man Utd Valencia
D Barcelona Copenhagen
E B. Munich Roma
F Chelsea Marseille
G Real Madrid Milan
H Shakhtar D. Arsenal

Secila sfidë do të zhvillohet në dy ndeshje. Ekipet që vijnë nga pozita e dytë do të jenë nikoqirë të rundit të parë të ndeshjeve, derisa ekipet që kanë pushtuar kreun e grupeve, do të kenë fatin të jenë nikoqirë në ndeshjet e kthimit.

Rregulli i ndeshjeve në udhëtim do të jetë në fuqi, që do të thotë se nëse ekipet përfundojnë me numër të njëjtë golash, atëherë ekipet që kanë shënuar më shumë gola në udhëtim do të kualifikohen më tej. Nëse edhe golat në udhëtim janë të njëjtë, atëherë do të ketë lojë shtesë, në të cilën po ashtu llogaritet rregulli i shënimit të golave në udhëtim. Nëse nuk ka gola edhe pas kësaj kohe shtesë, atëherë fituesi do të caktohet nga gjuajtjet e penaltive.

Orari i ndeshjeve:

Ndeshjet e para: 15/16 dhe 22/23 shkurt 2011;
Ndeshjet e kthimit: 8/9 dhe 15/16 mars 2011.

Ju lexues, cilat sfida të mundshme do të dëshironit t´i shihni në këtë fazë eliminatore? Kush do të mund të jenë fituesit e atyre sfidave? Jepni mendimin tuaj në hapësirën për komente! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë:

Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"

La Liga
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori