LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 14° partlycloudy_day

Në Prishtinë Tony Blair nderohet me “Çelësi i qytetit” dhe titullin “Qytetar Nderi i Kryeqytetit”

Në Prishtinë Tony Blair nderohet me “Çelësi i qytetit” dhe titullin “Qytetar Nderi i Kryeqytetit”

Në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës, Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, qëndroi në Prishtinë dhe u prit në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

E me këtë rast, atij i’u nda titulli “Çelësi i qytetit” dhe “Qytetar Nderi i Kryeqytetit”.


Tony Blair dhe Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë ndihmën e ish-kryeministrit Blair, pasi që sipas tij vepra e tij ka shpëtuar shumë jeta të qytetarëve të Kosovës.

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës

“Sot duam t’iu nderojmë për rolin kyç që keni luajtur për çlirimin e Kosovës. Dua të ndaj një pjesë të shkurtë të historisë sime kur kam jetuar në Britani në vitet e 90-ta, ishte një mënyrë absurde të besoje që vendi ynë ku kam lind ka shanse të çlirohet, nuk kam guxuar as të besoj atëherë, as të filloj të besoj kur kam dal prej shtëpisë këtu. Kam prit që kur nuk do të kthehem në shtëpinë time sepse ashtu kanë qenë rrethanat, kanë qenë kundër neve, por me iniciativën tuaj Tony Blair e kam fituar besimin me këtë arsye jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët e Britanisë mburren me ju edhe sot me gjithë zemër dhe ne për Britaninë siç keni dhënë ju për Kosovën. Pra, kjo është një vepër e juaja një pik e madhe qe i ka prek e i ka shpëtu, i ka transmetua shumë jeta të qytetarëve të Kosovës. Tony Blair, është hero e mik i Kosovës. Kosova do t’iu kujtoj dhe do t’iu nderoj përgjithmonë”, tha Rama.

Ndërsa, ish-kryeministri britanik Tony Blair premtoi që do të vazhdon ndihmën për Kosovën në çfarëdo mënyre që do të mundet.

Tony Blair, ish-kryeministri britanik

“Jam shumë i nderuar me qenë “Prishtinali” ky është një simbol shumë i rëndësishëm për mua, ju jeni një shembull i shkëlqyeshëm. Dikush që ka qenë jashtë tash është kthyer dhe ka marr një rol publikë. Prishtina është një qytet i gjallë një qytet ku e ndjen që rinia e qytetit është një mënyrë shpirti i këtij qyteti dhe është një qytet ka edhe shumë mundësi të jashtëzakonshme tash keni disa cilësi të rëndësishme këtu keni inovacionin e teknologjisë një prej gjërave me të rëndësishme që mundet me pas një shtet sot. Mendoj që është shumë me rëndësi ata prej nesh qe ishim krah Kosovës me krenari në ato ditë të errëta është me rëndësi që qëndrojmë sot me ju”, theksoi Blair.

Ndërhyrja e NATO-s më 10 qershor 1999 erdhi nga veprimet e ish-Jugosllavisë dhe nga spastrimi etnik që po i bëhej i shqiptarëve, e kështu mbas 78 ditësh bombardime NATO i dha fund./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Rudiger është i sëmurë mendor" - ish lojtari i Real Madridi 'godet' gjermanin për gjestet e tij në El Clasico

La Liga
Një lexues buzësh zbuloi katër fjalët që Melania i pëshpëriti Trumpit në funeralin e Papës

Një lexues buzësh zbuloi katër fjalët që Melania i pëshpëriti Trumpit në funeralin e Papës

Magazina
Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Pamje të trishta! Në vendin e krimit dhe nëpër lokale, qeni kërkon të zotin pas ekzekutimit të 58-vjeçarit në Vlorë

Lajme
Nga buka te kafja, çmimet

Nga buka te kafja, çmimet "fluturojnë" para se të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Lajme
Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Zhbllokimi i situatës në Kuvend, Arben Gashi thotë se ka mendim ndryshe nga partia

Politikë
Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

A e dini se...
Kalo në kategori