LAJMI I FUNDIT:

Në prag të takimit të 14 shtatorit, Lajçak në Berlin diskuton për dialogun me këshilltarin e kancelarit Scholz

Në prag të takimit të 14 shtatorit, Lajçak në Berlin diskuton për dialogun me këshilltarin e kancelarit Scholz

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Po ashtu, Lajçak ka pasur takim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Siç ka njoftuar emisari, temë kryesore e këtyre takimeve ishte dialogu dhe rruga përpara takimit të 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


“Sot pata diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusuam në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.

“Mirënjohës ndaj Gjermanisë për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Lajçak në Twitter, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi me Plotner.

Takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq do të zhvillohet me 14 shtator, ka ka konfirmuar ditë më parë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Spanjë.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
Kalo në kategori