Struga në dimër është sikur çdo vend tjetër i vogël në Maqedoni. Bizneset mezi mbijetojnë kurse qytetarët ankohen se shpenzojnë sikur të ishin turistë. Pagat që marrin janë të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat bazë. Numri i të papunëve në Strugë është 2.814 persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë të rinj kurse numri i stafit me kualifikim të lartë që janë të papunë po rritet.
“Ka shumë dyqane, por më pak njerëz. Njerëzit nuk kanë para, kështu që janë të mbyllur”.
“Çmimet janë të larta. Pensionet janë të ulëta, nëse nuk jeton me një djalë apo vajzë për të të ndihmuar shumë”.
Shitësit thonë se ka më pak punë se më parë. Thonë se Struga në mënyrë masive po zbrazët dhe se nuk jetohet vetëm një muaj nga mërgimtarët gjatë verës.
“Është shumë më dobët se më parë, por ne ende nxjerrim bukë, nëse punojmë me ndershmëri. Është më dobët në shumë aspekte”, deklaroi Toni Josifisovski – shitës.
“Emigracioni dhe gjendja ekonomike po japin kontributin e tyre këtu në Strugë. Gjithnjë e më shumë dyqane në Pazarin e Strugës po mbyllen ose po jepen me qira. Të rinjtë po largohen në mënyrë masive jashtë vendit”, raporton Miki Trajkovski- gazetar.
Fshatra të tëra në Strugë janë gjysmë të zbrazëta dhe ka gjithnjë e më pak nxënës. Përndryshe, të dhënat nga regjistrimi i fundit janë shqetësuese për Strugën, e cila është ndër tre komunat në vend që ka humbur më shumë popullsi në 20 vitet e fundit, pra deri në 20 për qind e banorëve kanë shkuar jashtë vendit. Sot në Strugë jetojnë pothuajse 13,000 banorë më pak, domethënë numri i tyre është 50,980. Këtë vit janë regjistruar 77 nxënës më pak në shkollat fillore krahasuar me vitin e kaluar./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët