LAJMI I FUNDIT:

Në prag të garës Le Mans, modelet e Ford krijohen me anë të kubeve nga Lego (Video)

Në prag të garës Le Mans, modelet e Ford krijohen me anë të kubeve nga Lego (Video)

Këto ditë festohet 50-vjetori i fitores së parë të veturës Ford, në garën Le Mans që zhvillohet në Francë.

Me këtë rast prodhuesi amerikan i ka bashkuar forcat me kompaninë e lojërave Lego, për të krijuara disa modele të mahnitshme, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet kubeve, shumica prej të cilave të krijuara enkas për këtë rast, do të ndërtohen disa nga modelet ikonë nga Ford.

Secila ‘veturë’ do të përmbajë nga 300 deri në 400 mijë kube, të kapura mes vete përmes dhëmbëzave të posaçëm.

Këto modele do të ekspozohen gjatë të shtunës kur fillon gara, dhe do të qëndrojnë deri në fund të ditës së diel kur bëhet përmbyllja.

Ndryshe, kjo garë nuk ka të bëjë me shpejtësinë e makinave dhe arritjen e tyre te caku në kohë të caktuar, por se sa xhiro bëjnë për kohën e paraparë. /Telegrafi/