LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 5° clearsky_day

Në Podujevë vendoset gurthemeli për Qendrën e Kompetencës dhe një sallë të sporteve

Në Podujevë vendoset gurthemeli për Qendrën e Kompetencës dhe një sallë të sporteve

Në Podujevë sot është vendosur gurthemeli për Qendrën e Kompetencës dhe një sallë të sporteve.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me kryeministrin Albin Kurti, Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, Zëvendësministrin Ali Tafarshiku, deputetë dhe qytetarë, vendosën gurthemelet për ndërtimin e Qendrës së Kompetencës në fshatin Livadicë dhe Sallës së Sporteve në Shkollën “Ali Ajeti” në Sfeçël.

“Qendra e Kompetencës është një projekt prej 5,247 m², bashkëfinancuar nga Komuna e Podujevës dhe MASHTI me vlerë 2.43 milionë euro (1.8 milionë nga MASHTI dhe 630 mijë nga Komuna). Ajo do të ketë 18 dhoma për mësim praktik, 15 dhoma për mësim teorik dhe 17 hapësira ndihmëse (administratë, rekreacion, depo, etj.)”, ka njoftuar ai.


Tutje, ai ka treguar se salla e Sportit, me sipërfaqe 719 m², përfshin një fushë sportive prej 578 m² dhe ambiente përcjellëse (zhveshtore, tualete). Ky projekt me vlerë 373,787 euro, është bashkëfinancuar nga Komuna e Podujevës (273 mijë euro) dhe MAPL (100 mijë euro).

“E falënderoj Kryeministrin Kurti dhe ministrat e linjës për mbështetjen në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme në Komunën tonë”, shton tutje ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Kalo në kategori