LAJMI I FUNDIT:

Në Podujevë janë strehuar 48 persona të ardhur nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri

Në Podujevë janë strehuar 48 persona të ardhur nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës ka bërë të ditur se në komunën e Podujevës janë strehuar 48 persona të ardhur nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Zogiani lidhur me gjendjen e sigurisë në Komunë e Podujevës tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në përgjithësi është e mirë.


Ai shqetësuese paraqiti rastin e rritjeve të aksidenteve në komunikacion dhe rastin e sulmit me armë nga persona të panjohur ndaj shtëpisë së një pjesëtari të Policisë së Kosovës.

Komandanti i Policisë tha se që nga 26 nëntori, kur Shqipëria u godit nga tërmeti tragjik janë duke përcjellë ardhjen e personave nga zonat e goditura nga tërmeti, e që po kërkojnë strehim në komunën e Podujevës.

Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, tha se menjëherë pas tërmetit që goditi Shqipërinë, kryetari i Komunës ka mbledhur në takim Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ku është analizuar situata e krijuar pas tërmetit tragjik dhe janë ndërmarr masat dhe janë dhënë detyrat për menaxhimin e ndihmave dhe sistemimin e personave që do të kërkojnë strehim.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Zaim Thaçi, tha se aktualisht në këtë komunë janë raportuar se nga Shqipëria kanë ardhur dhe janë strehuar 11 familje me 48 anëtarë, të cilat janë vendosur nëpër shtëpi në pesë lokalitete, prej tyre dy familje janë vendosur në një hotel.

Thaçi tha se zyrtarët e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i kanë vizituar këto familje për të parë kushtet në të cilat janë akomoduar dhe nevojat e tyre. Ai tha se disa familje kanë nevojë për ushqime, gjëra higjienike dhe dru për ngrohje.

Në takim u tha se qytetarët që kanë strehuar dhe që do të strehojnë familje të ardhura nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri duhet të paraqiten tek kryetarët e komitetit të fshatrave, ose në Komunë dhe t’i japin të dhënat për numrin e anëtarëve të familjeve të strehuara, në mënyrë që të bëhet evidentimi i saktë i tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori