Sot janë bërë një vit që nga nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Në këtë reality shou doli fitues artisti shkodran, Luiz Ejlli, i cili njëherësh ishte sensacion i këtij viti.


I njëjti në po këtë spektakël njohu edhe dashurinë e jetës, pasi krijoi një lidhje e u martua me prezantuesen Kiara Tito.

406735094 878063683818037 3749752003056831148 n Foto: Screenshot/Instagram

Teksa ata tani pritet të bëhen prindër së shpejti, këngëtari ka bërë një gjest të bukur kundrejt moderatores.

Pikërisht në njëvjetorin e njohjes, 38 vjeçari ka bërë një tatuazh për partneren e tij.

Screenshot 1 76 Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesi i hitit "Ninulla e Vetmisë" bëri tatuazh portretin e Kiarës në krah, ku edhe tashmë është ndarë në rrjete sociale.

Ata kanë qenë në vëmendje të madhe dhe një çift shumë i komentuar në internet e kudo. /Telegrafi/