‘Tifozja më e nxehtë’ e Kupës së Botës i ka thënë Piers Morgan se veshjet e saj provokuese kanë marrë një pritje të shkëlqyer nga katarianët, madje theksoi që edhe familjet me fëmijë kanë bërë selfie me të.

Ivana Knoll, modelja mahnitëse kroate, daljet e veçanta të së cilës me bardhë e kuq janë bërë virale në Kupën e Botës, u shfaq në një bisedë të drejtpërdrejt me prezantuesin Piers Morgan.


E veshur me një bluzë me bikini në ngjyrat e flamurit kroat, ajo pohoi se nuk ka marrë asnjë koment negativ që nga mbërritja në Katar.

Screenshot 10 12 Ivana Knoll (Foto: Instagram)

E pyetur nëse kishte hasur në ndonjë ‘rezistencë’ ndaj veshjeve të saj në kombin me shumicë myslimane, Ivana, 30-vjeçe, u përgjigj: “Jo të jem e sinqertë. Kam qenë shumë e befasuar, ata (Katari) kanë pranuar veshjet e mia”.

“Gratë, burrat, fëmijët bëjnë foto me mua”, shtoi ajo.

Screenshot 11 13 Ivana Knoll (Foto: REX)

Ivana, një modele me origjinë gjermane që jeton në kryeqytetin kroat, Zagreb, se pari tërhoqi famë për veshjet në Kupën e Botër 2014 në Brazil, si dhe katër vjet më vonë në Rusi.

Por Piers vazhdoi duke e pyetur nëse përgjigja kishte qenë ndryshe në Katar, për shkak të rregullave strikte.

Screenshot 12 13 Ivana Knoll (Foto: REX)

“Shumë njerëz janë këtu nga vende të tjera”, u përgjigj Ivana. “Nuk pata asnjë reagim të keq për veshjet e mia”.

Megjithatë, sipas disa raportimeve të medieve Knoll rrezikon edhe të paditet nga autoritetet e Katarit. /Telegrafi/

Screenshot 13 10 Ivana Knoll (Foto: REX)