Në një bankë në Gjilan deponohen para të falsifikuara në vlerë prej 749 euro

Një zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749 euro, para të falsifikuara.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:50, në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749€ para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































