LAJMI I FUNDIT:

Në New York hapet ekspozitë stolishë nga Maqedonia

Në New York hapet ekspozitë stolishë nga Maqedonia

Në Qendrën kulturore të Maqedonisë ”Gallery MC” në New York, është hapur ekspozita ”Stolitë e Maqedonisë nëpër shekuj”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet janë prezantuar stolitë ekskluzive të trashëgimisë së pasur kulturore të Maqedonisë.

Sipas njoftimit të Muzeut arkeologjik, prezantimi është plotësuar me përmbajtje multimediale, me të cilat, publiku kishte mundësi të sheh dhe të njeh traditën shekullore të stolive të Maqedonisë, që dëshmonkreativitetin e mjeshtërve të vjetër dhe pasurinë e atëhershme të periudhave të ndryshme historike, veçmas.

Ekspozita është hapur më 13 tetor, ndërkaq do të interesuarit mund ta vizitojnë deri më 31 tetor të këtij viti./Telegrafi/