LAJMI I FUNDIT:

Në muzeun e Dresdenit, vidhen stoli në vlerë prej një miliard euro

Në muzeun e Dresdenit, vidhen stoli në vlerë prej një miliard euro

Një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e muzeve evropiane ka ndodhur sot në muzeun “Trezori i Gjelbër” në Dresden të Gjermanisë, ku hajnat kanë vjedhur koleksionin e stolive që kapin vlerën e një miliard eurove, ka njoftuar policia gjermane.

Në atë muze ruhen një nga koleksionet më të mëdha të stolive, kurse sipas policisë gjermane, hajnat ishin futur në pjesën historike të muzeut që përbëhet nga dy pjesë, brenda të cilëve ruhet edhe floriri i Augusit të II-të nga viti 1733, transmeton  Telegrafi.


Deri më tani nuk është bërë e ditur se për cilin koleksion saktësisht bëhet fjalë. Megjithatë, sipas të përditshmes gjermane “Bild”, në muze kishte ardhur deri te ndërprerja me energji elektrike, ku autoritetet e sigurisë besojnë se bëhet fjalë për sabotim. /Telegrafi/