LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të ndihmës institucionale fëmijët e pastrojnë ujin me kova (VIDEO)

Në mungesë të ndihmës institucionale fëmijët e pastrojnë ujin me kova (VIDEO)

Merita vajza 10 vjeçe e familjes Mamuti lodrat e saja i ka zëvendësuar me kove, dhe po ndihmon në pastrimin e shtëpisë që i pësoi nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në mungesë të ujit të pijshëm, ajo shfrytëzon ujin që rrjedh nga kanali pranë shtëpisë së saj, për ti ndihmuar prindërve.


“Po pastroj në shtëpi dhe po mbushi ujë dhe i kam 10 vjet. Ndjehem shumë keq sepse jemi trishtuar. Nuk kemi ku të flemë dhe për këtë shkak flemë nëpër pllaka. Nuk po kemi çka të hamë vetëm çka po na sjellin të tjerët”, është shprehur për televizionin 21, Merita Mamuti, banore e Hasanbegut.

Kurse dy vëllezërit Ardiani dhe Bertani janë angazhuar në pastrimin e shtëpisë dhe thonë se lodrat e tyre janë shkatërruar tërësisht.

“Ne flemë nëpër dhoma me baltë. Është shumë vështirë sepse uji prej 2 metrash më ka trishtuar. Por kemi mungesë të ushqimit, dhe vetë duhet të shkojmë”, ka thënë Ardian Mamuti.

“Lodrat mu kanë prishur prej ujit dhe nuk kam me çka të luaj. Të gjitha uji mi ka shkatërruar”, ka shtuar Bertan Mamuti, banor i prekur nga vërshimet./Telegrafi/