LAJMI I FUNDIT:

Në muajin korrik Kosova eksportoi mbi 40 milionë euro mallra

Në muajin korrik Kosova eksportoi mbi 40 milionë euro mallra

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin korrik 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 296.3 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 281.4 milionë euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12.0%.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, njofton se eksporti i mallrave në muajin korrik 2019 kishte vlerën 40.4 milionë euro, ndërsa importi kishte vlerë 336.8 milionë euro, që është një rritje prej 40.5% për eksport, dhe një rritje prej 8.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 37.3% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë produktet bimore; 7.3% e përbëjnë produktet minerale; 3.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.


Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: 15.1% produktet minerale; 13.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.0% mjetet e transportit; 6.8% produktet e industrisë kimike; 5.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 13.0 milionë euro, ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 69.2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Austria (8.9%), Gjermania (6.5%), Holanda (4.0%), Britania e Madhe (2.0%), etj.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 163.1 milionë euro, ose 48.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Italia (7.4%), Greqia (4.6%), Bullgaria (3.6%), Polonia (3.1%), Sllovenia (3.1%), etj.

Në muajin korrik 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16.6 milionë euro, ose 41.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.7%), Maqedonia (10.8%), Mali i Zi (6.4%) dhe Serbia (6.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2019, arritën në 49.2 milionë Euro, ose 14.6% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-40.5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.8%), Maqedonia (6.8%) dhe Serbia (0.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.7 milionë euro, ose 26.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (18.2%) dhe Zvicra (5.0%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 124.4 milionë euro, ose 36.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.1%) dhe Kina (9.7%)./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori