LAJMI I FUNDIT:

Në muajin gusht 349 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në BE

Në muajin gusht 349 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në BE

Në muajin gusht të këtij viti 349 qytetarë nga Maqedonia kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa një e treta prej tyre kanë dorëzuar sërish kërkesa pasi më herët u janë refuzuar.

Sipas Zyrës evropiane për azil edhe 919 persona nga Maqedonia janë në pritje të përgjigjeve nga autoritetet (pezull), përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në korrik numri i azilkërkuese nga Maqedonia ka qenë 351, ndërsa në tetor të vitit 2017 ka qenë 505.

Shtetasit e Maqedonisë, Serbisë dhe Taxhikistanit mbajnë rekord të numrit të kërkesave të sërishme për azil.

Qytetarët e Maqedonisë me 1% dhe të Moldavisë me 0% kanë shkallën më të ulët të miratimit të kërkesave për azil, ndërsa pas tyre vijnë Gruzia dhe Gana me 2%./Telegrafi/