Në motoçikletë, me nëntë udhëtar: A keni parë shofer më të ekuilibruar se ky? (Video)
Mund të tingëllojë paska e çuditshme, por një video e publikuar këto ditë dëshmon për një fenomen të tillë në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Një shofer i një motoçiklete kishte vendosur që të mos kthehet disa herë për të marrë udhëtarët tjerë, kështu i kishte ‘ngarkuar’ në motoçikletën e tij nëntë persona.
Këtë gjë ai kishte arritur ta bëjë falë disa dërrasave që i kishte vendosur anash dhe që shërbenin si karrige.
Por është interesant fakti se si gjithë bashkudhëtarët e tij nuk bartnin helmeta, ndërsa gjatë kthesave me kujdes përpiqeshin të mbajnë ekuilibrin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































