Në orën 6:00 të mëngjesit, aktivistë të huaj për mbrojtjen e lumenjve në Ballkan dhe banorë të Dragobisë në Tropojë protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi Valbonë. Ata bllokuan hyrjen për në kantierin e ndërtimit, pikërisht aty ku firma koncesionare po kryen pjesën më të madhe të punimeve.
Nuk pati përplasje mes palëve, edhe pse protesta nuk kishte marrë leje nga policia. Bllokimi i hyrjes në kantier zgjati rreth 3 orë, më pas manifestuesit u shpërndanë paqësisht.
Roku është një aktivist slloven që lufton për mbrojtjen e lumenjve në Ballkan dhe na tregon pse po proteston: “Kjo është hera e ime e pestë në Valbonë dhe si kjo luginë nuk ka në Europë, nuk ka luginë të tillë as në botë dhe të shohësh këtë shkatërrim është një çmenduri, prandaj jemi sot këtu”, raporton TCH.
Punimet për ndërtimin e hidrocentraleve në Valbonë vazhdojnë me intensitet të lartë. Tuneli që do të zhdukë rrjedhën e Valbonës për disa kilometra merr formë dita-ditës. Po ashtu, po punohet edhe në pjesët e tjera ku do të devijohet uji me tuba. Banorët ndodhen në kushtet kur një vendim gjykate apeli që ndalonte vazhdimin e punimeve është rrëzuar nga një gjykatë e një shkalle më të ulët. Në këtë pikë, ata kërkojnë më shumë unitet.
“Siç vijnë të huajt, duhet të vijnë në protestë edhe tropojanët”, thotë një nga protestuesit.
Chatherine Bohne është një nga amerikanet më të famshme në Shqipëri. Pasi u mahnit nga bukuritë e Luginës së Valbonës, ajo prej vitesh ka ngritur një bujtinë të vetën buzë lumit, ku edhe jeton. Chatherine është nismëtarja dhe aktivistja kryesore kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe nuk fsheh zhgënjimin se si funksionojnë gjërat në Shqipëri: “Po punojnë pa leje ndërtimi dhe kundër vendimit të gjykatës. Ku është shteti? Nëse nuk ka shtet, ka popull”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë