Ajo është njëra nga përkraheset më të mëdha të bashkëshortit të saj, Cristiano Ronaldo.

Fjala është për Georgina Rodriguez, e cila tashmë është e rregullt në ndeshjet që zhvillon ekipi i partnerit të saj, Al Nassr.


Bukuroshja edhe në natën e sotme (e martë) ka marrë vëmendje duke pozuar nga stadiumi në mbështetje të yllit të futbollit.

Screenshot 15 23 Foto: Instagram

Al Nassr ndërkohë luan kundrejt Al-Duhail dhe ka fituar 4 me 3.

Rodriguez shpesh është bërë temë diskutimi në tabloidet ndërkombëtare për mënyrën se si vishet.

Screenshot 16 24 Foto: Instagram

Dyshja momentalisht ndodhen në Arabinë Saudite, me Ronaldon që është transferuar te Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United përpara Kupës së Botës.

Georgina dhe Ronaldo theksojmë se janë bashkë prej vitesh dhe kanë dy fëmijë: Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Ronaldo është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë të lindur nga dy nëna surrogate. /Telegrafi/