Kancelari austriak Sebastian Kurz, Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varlhelyi dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor zhvilluan sot një video-konferencë, ku përveç luftës kundër coronavirusit, u ngrit edhe çështja e zgjerimit të BE-së dhe migracionit ilegal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thanë që ranë dakord këtë muaj që BE të marrë një vendim për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“E theksojmë nevojën që BE të marrë një vendim në mars për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thuhet në përfundimin të video konferencës.

Siç theksuan pjesëmarrësit, kjo është thelbësore për të dy vendet dhe për besueshmërinë e perspektivës evropiane të të gjithë rajonit.

Në përfundimet e takimit u përshëndet gjithashtu propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të re për procesin e zgjerimit./Telegrafi/