LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni nuk ka kritere kontrolli për financimin e marketingut të partive në rrjetet sociale

Në Maqedoni nuk ka kritere kontrolli për financimin e marketingut të partive në rrjetet sociale

Nga KSHZ thonë se të gjitha shpenzimet që bëhen në kohë fushate duhet paraqitur, duke mos u precizuar nëse duhet të paraqiten edhe financimi i posteve nëpër rrjetet sociale.


“Të gjitha harxhimet që kryhen nga llogaria e hapur për fushatën zgjedhore, të njëjtat paraqiten në bazë të kualifikimeve financiare, paraqiten te ne dhe tek institucionet relevante të cilat janë të detyruar që ta mbikëqyrin këtë proces”, deklaroi Arijeta Xhemaili, zëdhënëse e KSHZ-së.

Komunikoligu Sefer Tahiri thotë se shpenzimi i qindra mijëra eurove për reklamim të lajmeve në rrjetet sociale është sferë e parregulluar dhe një gjë e tillë nuk i nënshtrohet ligjeve.

“Kjo është sferë e pa rregulluar dhe e de-rregulluar, në fakt është sferë e cila është hapësirë publike të cilën e ofron interneti dhe në Evropë kjo hapësirë nuk kontrollohet nuk rregullohet dhe nuk i nënshtrohet ligjeve, por i nënshtrohet asaj që është standard për demokratizimin dhe për pluralizmin e mendimeve por duke pasur parametra të qartë edhe financiarë se si një parti mund të shpenzojë dhjetëra mijëra euro për sponzorizim politik në Facebook, në Tëeeter ose në ndonjë platformë tjetër të internetit”, tha profesori universitar Sefer Tahiri./Telegrafi/