LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni arrin grup i ri i Korpusit amerikan të paqes

Në Maqedoni arrin grup i ri i Korpusit amerikan të paqes

Pesëdhjetë anëtarë të rinj të Korpusit të paqes sot duhet të arrijnë në Maqedoni dhe dy vitet e ardhshme ata duhet të bëjnë aktivitete vullnetare nëpër shkolla dhe organizata në Maqedoni, përcjell Telegrafi.

Gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Maqedoni, siç informojnë nga Korpusi i paqes, vullnetarët amerikanë do të punojnë si ligjërues të gjuhës angleze, defektologë, si dhe në fushën e zhvillimit të bashkësive, në bashkëpunim me shkolla fillore dhe të mesme, institucione shtetërore, komuna dhe organizata joqeveritare.


Vullnetarët amerikanë do të priten në aeroportin e Shkupit nga drejtori i Korpusit të paqes në Maqedoni, Mark Hannafin./Telegrafi/