LAJMI I FUNDIT:

Në Likovë mbahen “Takimet poetike të Karadakut”

Në Likovë mbahen “Takimet poetike të Karadakut”

Dje në Likovë u hap edicioni i 26-të i manifestimit tradicional, “Takimet Poetike të Karadakut”.

Ky manifestim mbahet në kujtim dhe në nder të sakrificës së rinisë studentore shqiptare të viteve të 1981- 2001, ka thënë sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë, Valmir Azri.


“Fjala e bukur artistike shpeshherë ka depërtuar aty ku asnjë forcë tjetër nuk ka mundur të depërtojë. Nëpërmjet poezisë dhe këngës, shumë herë populli ynë ka marrë guxim e krenari për sfida dhe beteja të reja”, theksoi në fjalim Aziri.