LAJMI I FUNDIT:

Në Lepenc, gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena

Në Lepenc, gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë gjetur sot në lumin Lepenc trupin e pajetë të policit Armend Trena.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 16:50, në kilometrin e gjashtë (në hyrje të Hanit të Elezit)  nga vend i aksidentit në lumin Lepenc,  kanë gjetur  trupin e pa jetë  të policit Armend Trena”, njofton Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë për Telegrafin se është gjetur një trup i pajetë në lumin Lepenc.

Ai ka konfirmuar se trupi i gjetur është i gjinisë mashkullore, por nuk ka mundur të thotë se është i policit Armend Trena.

“Nuk mund ta konfirmoj nëse është trupi i Policit. Kur të verifikohet ne do të tregojmë”, ka shtuar Gashi.

Policët Armend Trena dhe kolegu i tij Malsor Dashi u aksidentuan më 28 prill në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumin Lepenct.

Trupi i Malsor Dashit u gjet të enjten që shkoi, ndërsa u varros ditën e shtunë me ceremoni shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori