LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë janë të padëshirueshëm lypsarët e Shqipërisë (Video)

Në Kosovë janë të padëshirueshëm lypsarët e Shqipërisë (Video)

E pamundshme është që të qëndrosh në kryeqytet, e të mos shohësh fëmijë që kërkojnë lëmoshë, ose që bëjnë punë të detyrueshme, raporton KTV.

Për fëmijët, që kryesisht vijnë nga Shqipëria, deputetja Ganimete Musliu, anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, ka pyetur zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq. Radojeviq, njëherësh koordinator nacional kundër trafikimit me qenie njerëzore, tha se ata kthehen nga Policia e Kosovës në shtetin e tyre të origjinës, por mbërrijnë sërish në Kosovë dhe se nuk është dëshmuar të ketë elemente të trafikimit.


Radojeviq tha se në muajin e ardhshëm do të takohet me homologun e tij nga Shqipëria për të gjetur një zgjidhje për këtë fenomen.

Ai ishte i ftuar për të raportuar në komision rreth zbatimit të strategjisë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, dhe sipas tij, numri i viktimave ka rënë.

Prej 731 thirrjeve në linjën telefonike të dedikuar për personat e prekur nga kjo dukuri, sipas zëvendësministri Radojeviq, vetëm tri prej tyre kishin të bënin me trafikim me qenie njerëzore. Nga anëtarët e komisionit ka pasur kërkesa që të realizohen vizita në stacionin policor në Veri të Mitrovicës dhe atë Leposaviq, për të parë nga afër punën e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori