LAJMI I FUNDIT:

Në komunën Karposh u organizua trajnim për çështje të efikasitetit energjetik

Në komunën Karposh u organizua trajnim për çështje të efikasitetit energjetik

Në hapësirat e Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) u mbajtën trajnime për forcimin e kapaciteteve për financimin dhe modelet e afarizmit për efikasitet energjetik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, aktiviteti u organizua në komunën Karposh në kuadër të projektit ”Coolheating”. Në trajnim u prezantua analiza ekonomike për projekte për ngrohje dhe ftohje.


Përfaqësuesit e institucioneve dhe firmave private mbajtën ligjërata në sferën e financave, modelit të afarizmit, marrëveshjeve dhe teknologjive në sistemet e ngrohjes qendrore dhe ftohjes, që bazohen në burimet e rinovueshme të energjisë./Telegrafi/