LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive janë 42 persona me oksigjeno-terapi, 4 në gjendje kritike nga COVID-19

Në Klinikën Infektive janë 42 persona me oksigjeno-terapi, 4 në gjendje kritike nga COVID-19

Aktualisht në Klinikën Infektive me COVID-19 janë të hospitalizuar 83 pacientë, prej tyre 42 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa katër të tjerë në gjendje të rëndë.

E në orët e hershme të mëngjesit të sotëm betejën me COVID-19 e ka humbur edhe një person.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha për KosovaPress tha se në pritje të testit për COVID-19 janë edhe 11 persona.


“Në Klinikën Infektive momentalisht janë 94 pacientë të hospitalizuar, prej tyre janë 83 pacientë që janë COVID pozitivë, ndërsa 11 raste janë në pritje të rezultatit. Prej pacientëve të cilët janë COVID pozitivë të hospitalizuar 42 raste janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 4 pacientë janë në mjekim intensiv të Klinikës Infektive në gjendje kritike”, tha ajo.

Ajazaj-Berisha ka folur edhe për pacientin i cili sot ndërroi jetë si pasojë e këtij virusi.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit ka përfunduar me fatalitet, i cili ka qenë i pranuar për shkak të COVID-19 pozitiv, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka përfunduar me vdekje. Është fjala per një pacient 52-vjeçar nga Rahoveci”, tha ajo.

Drejtoresha e Klinikës Infektive tha se aktualisht asnjë nga stafi mjekësor i kësaj klinike nuk është pozitiv me COVID-19. Ajo shton se tani për tani janë të pajisur me masat mbrojtëse dhe besojnë që në këtë aspekt nuk do të kenë telashe.

“Edhe për momentin ne jemi të furnizuar me masa mbrojtëse dhe mendoj që edhe në të ardhmen meqenëse jemi klinikë që merremi me këto raste, mendoj që edhe në të ardhmen do të jemi të furnizuar dhe nuk do të kemi probleme”, tha Ajazaj-Berisha.

Ajo apelon qytetarët e Kosovës për respektim të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, si mbajtja e maskave dhe distancës sociale për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Që nga marsi kur u regjistruan infeksionet e para e deri më tash, Kosova ka 2073 raste me COVID-19, prej tyre 1,018 të shëruar dhe 36 të vdekur.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori