Në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së, pacientes i hiqet me sukses tumori që i kishte verbuar syrin
Pacientes K. R (1964 ), i ishte verbuar syri i djathtë si pasojë e një tumori të bazës së trurit. Tumori, pacientes i kishte verbuar syrin e djathtë.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, përmes së cilit thuhet se pas përgatitjes pre-operatore, më datë 21.11.2018, pacientja është operuar në Klinikën e Neurokirirgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë Tu frontobasalis-Meningioma tubercullum sellae (tumor i regjionit ballor të bazës së trurit) që ështe një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik.
Po sipas njoftimit, operimi ka zgjatur 9 orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi.
“Kështu, pacientja post-operativisht është pa deficite neurologjike evidente. CT e kokës kontrolluese është realizuar dhe është pa mbetje tumorale. Pacientja është hospitalizuar në klinikë, pasiqë e njëjta ka pasur vështirësi në të pamur dhe i ishte verbuar syri i djathtë. Me imazheri radiologjike (MRI) është diagnostifikuar shkaktari”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se në aspektin shkencor, tumoret e tilla për nga natyra janë beninje, por lokalizimi i tyre është “malinj”.
“Rasti në fjalë është tejet sfidues për operim edhe për qendrat më të sofistikuara botërore andaj kjo e bënë qendrën tonë të veçantë. Të gjitha strukturat vaskulare dhe nervore të bazes së trurit kanë qenë të involvuara nga masa tumorale. Vlera e operimeve të tilla në institucione jashtë vendit është 60.000 – 80.000 euro”, përfundohet në njoftimin e SHSKUK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025