LAJMI I FUNDIT:

Në janar lindin bankierët, në maj politikanët

Në janar lindin bankierët, në maj politikanët

Muaji në të cilin lind fëmija e përcakton profesionin e tij. Ky është përfundimi i një studimi më të ri të Komisionit kombëtar britanik për statistika.

Përveç kësaj, hulumtuesit kanë zbuluar se muaji i lindjes mund të ndikojë edhe në inteligjencë, problemet shëndetësore dhe jetëgjatësi.

Kështu, ata të cilët lindin në pranverë janë më të prirë ndaj sëmundjeve, si astma, autizmi, sëmundja Alzheimer, ndërsa mund të kenë edhe koeficient më të vogël të inteligjencës.


Të shkojmë me radhë:

Njerëzit e lindur në janar, sipas të gjitha gjasave, do të mbledhin borxhet ose do të punojnë në bankë, në shkurt lindin më shumë artistë, ndërsa foshnjat e marsit bëhet pilotë ose muzikantë.

Ata që lindin në prill janë më të rrezikuar nga problemet shëndetësore dhe kanë koeficient më të vogël të inteligjencës, ndërsa në këtë muaj kanë lindur diktatorët, si Adolf Hitler dhe Sadam Hussein.

Nëse keni lindur në maj keni gjasa më të mëdha për karrierë politike, dhe më pak gjasa për t’u marrë me sport. Megjithatë, se çdo rregull ka një lëshim tregon fakti se David Beckham është i lindur në këtë muaj.

Qershori është i rezervuar për shefa dhe drejtorë, por edhe për fitues të çmimeve Nobel. Pesë nga 22 fituesit e fundit të këtij çmimi janë lindur në këtë muaj.

korrik kanë të lindur shumica e inxhinierëve ndërtimorë, shoferë dhe artistë. Gushti po ashtu sjell shumë ndërtimtarë, por në këtë muaj janë të lindur edhe presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton.

Njerëzit e lindur në shtator pritet të kenë sukses në fushën akademike. Po ashtu, mund të jenë edhe sportistë. Të lindurit në tetor jetojnë më gjatë nga të tjerët, madje 215 ditë më shumë se ata që lindin në mars.

nëntor lind numri më i madh i vrasësve serikë dhe skizofrenëve. Ndërsa në muajin e fundit të vitit, në dhjetor, lind numri më i madh i dentistëve dhe njerëzve që merren me predikime fetare. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori