LAJMI I FUNDIT:

Në hall me njerëzit ‘të poseduar nga djalli’ – Filipine hap qendrën e posaçme për ekzorcizëm

Në hall me njerëzit ‘të poseduar nga djalli’ – Filipine hap qendrën e posaçme për ekzorcizëm

Kisha Katolike po ndërton një qendër krejt të re kushtuar ekzorcizmit në Filipine – dhe është ëndrra e realizuar e çdo gjuetari fantazmash.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qendra do të jetë me bazë në Qendrën Saint Michael për Çlirim Shpirtëror dhe Ekzorcizëm në kryeqytetin Manila dhe do të jetë e para e këtij lloji në Azi.


Kisha pretendon se vendimi u mor pasi priftërinjtë vunë re një rritje të numrit të njerëzve që kishin nevojë për ekzorcizëm që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.

Qendra do të trajnojë veçanërisht priftërinjtë në artin e nxjerrjes së demonëve dhe do të sigurojë një vend specifik për të kryer ritualet.

Siç bëhet e ditur qendra është e pajisur plotësisht me dhoma për këshillim, ekzorcizëm dhe intervista.

Ati Jose Francisco Syquia është drejtor i kryedioqezës dhe kryeekzorcisti dhe ai tha se merr rreth 10 raporte në ditë për shqetësime shpirtërore.

Pandemia thuhet se ka ofruar një stuhi të përsosur për posedimet dhe ndërhyrjen demonike për shkak të numrit të njerëzve që kanë pasur njerëzit në aspektin mendor, emocional, shpirtëror dhe fizik.

At Syquia tha: ‘Një produkt i më shumë se shtatë vjetësh lutjesh, planifikimi dhe mbledhjeje fondesh, ky do të jetë i pari i këtij lloji në Azi, nëse jo në botë.

“Kjo qendër do t’ju shërbejë atyre që janë në robëri të djallit, të cilët janë pra më të varfrit e të varfërve dhe zakonisht anashkalohen”.

Sipas At Syquia, ‘posedimi i plotë’ përbën 20 për qind të të gjitha ekzorcizmave, derisa pjesa më e madhe kryhet te njerëzit që ‘ngacmohen fizikisht’ nga shpirtrat e këqij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori