LAJMI I FUNDIT:

Në Gjykatën e Apelit, filluan punën 4 gjyqtarë të rinj

Në Gjykatën e Apelit, filluan punën 4 gjyqtarë të rinj

Në Gjykatën e Apelit, të hënën kanë filluar punën katër gjyqtarë të rinj. Rrustem Thaçi vjen nga Gjykata Themelore në Pejë, ndërsa Zenel Leku, Nora Bllaca-Dula dhe Frosina Sylejmani, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në ditën e parë të punës,  të porsaemëruarit, i ka pritur kryetari i gjykatës Hasan Shala, i cili  u ka uruar mirëseardhje duke iu ofruar po ashtu mbështetje në detyrën e re.

Të katër gjyqtarët e rinj do të angazhohen në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm, dikaster ky më i ngarkuari në këtë gjykatë, me mbi 10 mijë lëndë të trashëguara.


Me këto  emërime, numri i gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit do të jetë 37, e që  prapë është shumë pak në krahasim me nevojat që ka ky institucion. Gjykata e Apelit disa herë ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që krahas pozitave aktuale, të emërohen të paktën edhe 15 gjykatës tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori